Vargu I Profeteve - 1 (Nën Dritën E Kuranit)

483,53 TL
161,18 TL den başlayan taksitlerle!
Ky libër, që është një mirësi hyjnore, për shkrimin e të cilit kemi dhënë kontributin tonë modest, përmban profetët që përmenden në Kuran, që prej fletës së parë të kalendarit profetik e deri tek fleta e fundit. Po ashtu, janë përfshirë edhe urtësitë dhe mësimet e jetës së tyre. Këtu u përpoqëm të përcjellim shkurtimisht ndodhitë e profetëve dhe të popujve të tyre, duke u munduar të kuptojmë nevojat dhe vështirësitë e njeriut të kohës sonë dhe duke përçuar shkëndijat e urtësisë që do t’i ndriçojnë ata: Ademi (a.s.), para të cilit melekët u urdhëruan të binin në sexhde; Idrisi (a.s.), që barti të fshehtën e mahnitjes qiellore; Nuhu (a.s.), i cili thirri në rrugën e Allahut pa u lodhur për 950 vite rresht; Hudi (a.s.), profeti i popullit mohues të Adit, vatrat e të cilëve u shkatërruan me anë të furtunave të fuqishme; Salihu (a.s.), profeti i popullit të pabindur të Themudit, të cilët u shkatërruan me themel me anë të tërmeteve; Ibrahimi (a.s.), i cili në sajë të dorëzimit dhe nënshtrimit të plotë ndaj Zotit, i ktheu në trëndafilishte zjarret e Nemrudit mizor; Ismaili (a.s.), i cili është bërë simbol i sinqeritetit, besnikërisë, dorëzimit dhe nënshtrimit të plotë ndaj Zotit; Is’haku (a.s.), nga brezi i të cilit kanë ardhur profetët e bijve të Izraelit; Luti (a.s.), profeti i dëshpëruar i Sodomës dhe Gomorres, i cili e thirri në udhëzim popullin e tij amoral dhe të pabindur deri në momentin e fundit; Dhulkarnejni (a.s.), i cili e barti flamurin e teuhidit (besimit në një Zot të vetëm) nga Lindja në Perëndim; Jakubi (a.s.), i cili u bë simbol i durimit, i djegur nga malli e dashuria për të birin; Jusufi (a.s.), i cili pas skllavërisë dhe vuajtjeve të jetës së burgut, u bë mbret i zemrave; Shuajbi (a.s.), Oratori i Profetëve, i cili i ngrinte peshë zemrat me oratorinë e tij të jashtëzakonshme.

Bu ürüne ilk yorumu siz yapın!
Bu ürünün fiyat bilgisi, resim, ürün açıklamalarında ve diğer konularda yetersiz gördüğünüz noktaları öneri formunu kullanarak tarafımıza iletebilirsiniz.
Görüş ve önerileriniz için teşekkür ederiz.
Vargu I Profeteve - 1 (Nën Dritën E Kuranit) Vargu I Profeteve - 1 (Nën Dritën E Kuranit) - Erkam World - Fiyatı: 483,53 TL - Erkam World Kategorisinde Satışta... ADFHNV28
Vargu I Profeteve - 1 (Nën Dritën E Kuranit)

Tavsiye Et

*
*
*
IdeaSoft® | Akıllı E-Ticaret paketleri ile hazırlanmıştır.